• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

EMV: Kemi bërë furnizimin e rrymës me çmim të volitshëm, KME Manastir ka punuar me një bllok

EMV: Kemi bërë furnizimin e rrymës me çmim të volitshëm, KME Manastir ka punuar me një bllok

Shkup, 11 mars 2024 (MIA) - Gjatë periudhës së kaluar si rezultat i analizave të tregut të energjisë elektrike është bërë furnizimi i energjisë elektrike me çmime të favorshme që lejojnë SHA EMV të ulë kostot e punës. Për këtë arsye KME Manastir ka planifikuar të punojë vetëm me një bllok, njofton SHA “Elektranat e Maqedonisë së Veriut”.

Nga aty, sqarojnë se gjatë natës së mbrëmshme, për shkak të prishjes së gypit, që siç thonë ata, është dukuri e zakonshme, Blloku me të cilin punonte KME Manastir ka rënë nga rrjeti.

"Energjia elektrike është kompensuar nga kapacitetet e veta prodhuese dhe nuk është bërë blerje shtesë e energjisë dhe nuk është bërë disbalancim i sistemit siç spekulohet", thonë nga EMV.

Nga kompania bëjnë me dije se operacionet e vënies në punë për rivendosjen e një prej blloqeve të rrjetit kanë nisur menjëherë dhe pritet të lidhet sot pasdite.

"Konform planit të prodhimit, pritet deri në fund të javës të vendoset në rrejt edhe blloku i dytë, ndërsa në fillim të javës së ardhshme pritet që të tre blloqet të jenë në rrjet", thonë nga EMV-ja. qa/

Foto: SHA EMV

 

QËNDRONI TË LIDHUR