• e enjte, 26 dhjetor 2024

EMV i ka dorëzuar EVN Houm ofertën prej 53 euro për megavat orë energji elektrike

EMV i ka dorëzuar EVN Houm ofertën prej 53 euro për megavat orë energji elektrike

Shkup, 23 qershor 2023 (MIA) - SHA EMV i ka dorëzuar EVN Houm si furnizues universal, ofertë për çmimin e blerjes së energjisë elektrike prej 53 euro për megavat orë për të mbuluar 100 për qind të gjithsej sasive të planifikaura.

"Ky çmim është rreth 5,35 për qind më i ulët se ai i mëparshmi që ishte marrë në tenderin e fundit të Furnizuesit Universal (janar-qershor 2023), kur SHA EMV ofroi çmimin e blerjes prej 56 euro për megavat orë, njoftojnë nga EVN Houm.

Komisioni Rregullator i Energjisë do të vendosë për çmimin e energjisë elektrike të EVN Houm në periudhën e ardhshme dhe do të varet nga disa parametra hyrës, si: çmimi me të cilin SH.A. EMV ia shet energjinë EVN HoUM, çmimi i Operatorit të Sistemit të Transmetimit MEPSO, çmimi i Operatorit të Tregut të Energjisë Elektrike MEMO, si dhe çmimi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes Elektrodistribucioni.

EVN Houm informoi se oferta e tenderit është pranuar vetëm nga SHA EMV. ls/

foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR