• e enjte, 26 dhjetor 2024

EMV Furnizimi me ngrohje: Pjesa më e madhe e konsumatorëve do të marrin fatura më të ulëta barazuese për ngrohje

EMV Furnizimi me ngrohje: Pjesa më e madhe e konsumatorëve do të marrin fatura më të ulëta barazuese për ngrohje

Shkup, 8 qershor 2023 (MIA) - Pjesa më e madhe e konsumatorëve të kyçur në ngrohjen qendrore në Qytetin e Shkupit, të cilat i paguajnë faturat më 8 dhe 12 këste mujore, madje 97 për qind, këtë sezon ngrohës do të marrin fatura më të ulëta barazuese për ngrohje krahasuar me faturat e avanseve, informojnë nga EMV Furnizimi me ngrohje.

Shkak për atë, siç theksojnë, janë temperatura të jashtme dukshëm më të larta nga të parashikuarat gjatë sezonit ngrohës, i cili filloi më 15 tetor 2022, ndërsa përfundoi më 28 prill 2023.

Theksojnë se konsumatorët, gjatë sezonit ngrohës, në faturat për energji ngrohëse marrin shtesë se sa energji kanë shpenzuar, si dhe për shumën e dallimit mes energjisë ngrohëse të shpenzuar dhe të parashikuar.

"Nëse gjatë barazimit konstatohet se është shpenzuar më shumë energji ngrohëse se sa që është përllogaritur me avans, atëherë dallimi shpërndahet në tre këste të barabarta dhe në mënyrë adekuate faturohet në llogaritë për muajt maj, qershor dhe korrik. Nëse ndërkaq, konsumatori në mënyrë avanse ka paguar më shumë se sa që është konstatuar gjatë matjes së energjisë së shpenzuar nggrohëse, atëherë mund të kërkojë kthim të dallimit nëse ka borxhe të mbetura", saktësojnë nga EMV Furnizimi me ngrohje SHPKNJP Shkup. ab/

Foto: MIA Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR