• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

EMV Furnizim me ngrohje SHPKNJP Shkup këto ditë do të gjejë mënyrë më të lehtë për të lidhur kontrata me qytetarët

EMV Furnizim me ngrohje SHPKNJP Shkup këto ditë do të gjejë mënyrë më të lehtë për të lidhur kontrata me qytetarët
Shkup, 17 tetor 2022 (MIA) - EMV Furnizimi me ngrohje SHPKNJP Shkup gjatë ditëve në vijim do të provojë  të gjejë një mënyrë më të lehtë për qytetarët  për të lidhur kontratat e reja për ngrohje, duke e marrë parasysh atë që për momentin  në tri pika në Shkup, rreth 60 mijë amvisëri duhet të lidhin  marrëveshje të re,  pas ndërmarrjes së veprimtarisë nga kompania BEG. Në tri pikat në Shkup ka radhë të gjata, ndërsa sipas njohurive të MIA-s, nga qytetarët kërkohen fletpronësi dhe dokumente të tjera, ndonëse fillimisht ishte paralajmëruar se nevojitet  vetëm dokument për identifikim personal dhe faturë (apo kopje)  për energji ngrohëse nga furnizuesi i mëparshëm. Në pyetjen e MIA-s se pse nuk është gjetur ndonjë  mënyrë tjetër, më moderne, e digjitalizuar apo që mund të vendosë në kuti postare kontratat e reja, të cilat qytetarët do t'i plotësonin dhe do t'ia dërgonin EMV-së  Furnizim me ngrohje SHPKNJP, drejtori i SHA EMV Vasko Kovaçevski, tha se nuk duan që kjo ta vështirësojë procesin dhe se në ditët në vijim do të përpiqen të gjejnë një rrugë më të lehtë. "Do të kërkojmë të gjejmë një mënyrë më të lehtë për të gjithë ata konsumatorë, që janë një numër i madh, rreth 60 mijë, për të lidhur kontrata. Por me këtë rast, dua t'i informoj të gjithë qytetarët tanë që janë konsumatorët tanë të energjisë ngrohëse, që të mos shqetësohen, edhe pse kontratat nuk janë lidhur ende, EMV do të lëshojë energji. Deri në fund të këtij muaji, ne do të gjejmë mënyrë se si dhe sa shpejt t'i mbyllim ato marrëveshje. Pra, faturat e reja do t'i marrin në nëntor, të cilat do t'i referohen muajit tetor dhe nuk do të ketë ndërprerje në shpërndarjen e energjisë ngrohëse dhe kjo nuk do t'i shqetësojë qytetarët e Shkupit", theksoi Kovaçevski.

Sa i përket kontratave që kanë konsumatorët në Qytetin e Shkupit, Kovaçevski theksoi se sot kanë dërguar një deklaratë për opinionin, në të cilën i kanë njoftuar të gjithë konsumatorët se duhet të lidhen kontrata të reja.

"Të njejtat nuk kanë trashëgimi ligjore, pra kontratat e mëparshme, sepse kemi krijuar një kompani të re të energjisë ngrohëse dhe nuk është një marrje klasike e BEG nga ana e SHA EMV. Nëse do të ishte si  marrje, do të mund të merrnim edhe kontratat. Me themelimin e kompanisë së re, tani të gjithë konsumatorët duhet të lidhin kontrata të reja, sepse duhet të kemi marrëdhënie borxh-kreditore ndërmjet SHA EMV-së dhe konsumatorit të energjisë ngrohëse", theksoi Kovaçevski.

EMV Furnizim me energji ngrohëse SHPKNJP Shkup sot njoftoi se marrëveshjet e reja për ngrohje qendrore mund të nënshkruhen në tri pika në Shkup me orar pune nga e hëna deri të premten nga ora 08:00 deri në 18:00 dhe të shtunën nga ora 09:00 deri në 13:30: pika Qendër, në rr. "Koço Racin" nr. 33, te Pishina Olimpike, pika Lindje, në rr. "Jane Sandanski" nr.49 në lagjen Aerodrom dhe pika Perëndim në rrugën "Londonska" nr.8 në lagjen Taftalixhe.

Bartësi i ri i licencës së lëshuar nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, i cili ka për obligim që t'i furnizojë konsumatorët me energji ngrohëse në përputhje me licencën, Ligjin për Energjetikë dhe aktet e bartura nga KRRE, njofton gjithashtu se furnizimi me ngrohje nuk do të të ndërpritet. Shfrytëzuesit të cilët nuk i lidhin kontratat pas kësaj thirrjeje do të kontaktohen nga furnizuesi EMV Furnizim me energji ngrohëse SHPKNJP Shkup, me qëllim që të gjendet koha e përshtatshme për lidhjen e kontratës nga ana e konsumatorëve, duke pasur parasysh se shfrytëzues të caktuar mund të mungojnë në periudhën e ardhshme, ose për arsye të ndryshme personale, shëndetësore e të tjera të mos  mund të paraqiten në pikë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR