• e diel, 24 nëntor 2024

EMA: Fushata e vaksinimit kundër Kovid-19 një herë në vit si kundër gripit

EMA: Fushata e vaksinimit kundër Kovid-19 një herë në vit si kundër gripit

Amsterdam, 15 shkurt 2023 (MIA) – Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi sot se pret që fushatat e vaksinimit kundër Kovid-19 të bëhen një herë në vit, ngjashëm si me vaksinimin kundër gripit.

Edhe pse virusi që shkakton Kovid-19 nuk sillet ende si një virus sezonal gjatë valëve të dimrit në zonat mesatare klimatike, ky mund të jetë drejtimi që do të shkonte, tha drejtori i kërcënimeve shëndetësore dhe strategjisë së vaksinimit të EMA, Marko Kavalleri.

Në Evropë vihet re një rënie e dukshme e numrit të rasteve të reja me Kovid-19, shtrimit në spital dhe vdekshmërisë.

Kavalleri, duke iu referuar të dhënave nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, vuri në dukje se nivelet më të ulëta të infeksionit në BE janë regjistruar në 12 muajt e fundit. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR