• e shtunë, 23 nëntor 2024

Emërohen disa drejtorë të rinj në klinika

Emërohen disa drejtorë të rinj në klinika

Shkup, 11 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ditëve të fundit emëroi ushtrues detyre drejtorë mjekësorë në disa institucione shëndetësore publike, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. 

"Në Klinikën universitare për kirurgji digjestive për drejtor është emëruar prof.dr. Ognen Kostovski, në Klinikën universitare për pulmologji dhe alergologji prim. dr Oliver Zafirovski, përderisa në në Klinikën universitare për sëmundjet e fëmijëve është emëruar dr. Rexhep Memedi", qëndron në kumtesë. 

Prej aty shtojnë se në Spitalin e përgjithshëm të qytetit  "8 Shtatori" për drejtor është emëruar prof.dr. Sinisha Stojanoski. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR