• e diel, 07 dhjetor 2025

Ekspozita në MAB me rastin e 30 vjetorit të bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut

Ekspozita në MAB me rastin e 30 vjetorit të bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut

Shkup, 10 shtator 2025 (MIA) - "Dëshira ndoshta është, ndoshta mund të jetë, siç është gjithmonë, e afërt me dashurinë", është titulluar ekspozita e cila sonte në orën 19 do të hapet në Muzeun e Artit Bashkëkohor - Shkup (MAB), me rastin e 30 vjetorit të bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendit tonë. 

Ekspozitën e organizon MAB dhe Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe pas hapjes së sontme do të mundë të vizitohet deri më 26 tetor. Autorja e konceptit është Kumjana Novakova. Siç thekson MAB, ekspozita është konceptuar në formën e shënimeve për një koleksion të padukshëm dëshirash, si një hulumtim artistik i mundësive.

Ekspozitën e realizon Muzeu i Artit Bashkëkohor - Shkup, me mbështetje të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend. 

"Në realizimin e saj kontribuan me bujari Arkivi shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Verout, Kinoteka e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Akademia e Dizajint, SHBA", thuhet në njoftim. qa/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 



QËNDRONI TË LIDHUR