• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Ekspozitë humanitare e kanakarëve, mjetet do tu dhurohen familjeve të të pësuarve nga Koçani

Ekspozitë humanitare e kanakarëve, mjetet do tu dhurohen familjeve të të pësuarve nga Koçani

Shkup, 7 qershor 2025 (MIA) – Kuvendi i Studentëve pranë Fakultetit për Mjekësi Veterinere – Shkup, me mbështetje të FMVSH, sot në sheshin në Gazi Babë, do të organizojë Ekspozitë humanitare të kanakarëve. Ngjarja ka për qëllim që të sigurohen mjete për familjet e të pësuarve në ngjarjen tragjike me përmasa tragjike që para pak kohe e goditi Koçanin dhe e tronditi gjithë vendin. 

Kjo ekspozitë, në të cilën kanakarët do të ekspozohen me kujdes dhe dashuri, ndërsa pronarët e tyre do të marrin mirënjohje dhe çmime simbolike, është përkujtuese e një të vërtete më të gjerë – se kujdesi për kafshët dhe humanizmi ndaj njerëzve janë të lidhura thellë. 

“Si të rinj, ndjejmë përgjegjësi që të veprojmë aty ku dhimbja është e rëndë, ndërsa ka nevojë të madhe. Kjo ngjarje është shprehje e lidhjes së thellë njerëzore”, porositën nga Kuvendi i Studentëve të Fakultetit pranë FMVSH.

Fakulteti për Mjekësi Veterinere – Shkup, si institucion i cili në vazhdimësi kujdeset për mirëqenien e kafshëve, për shëndetin publik dhe për marrëdhënien mes njeriut dhe mjedisit jetësor, e mbështet këtë ngjarje si akt i solidaritetit me dhimbje shoqërore. 

“Në këtë botë në të cilën gjithnjë e më shpesh mungon mirëkuptimi dhe mbështetja, pikërisht nismat e tilla e përkujtojnë shoqërinë për vlerat themelore. Përmes dashurisë ndaj kafshëve, i kultivojmë edhe veçantitë më të thella njerëzore - dhembshurinë dhe përgjegjësinë ndaj të tjerëve”, bënë të ditur nga FMVSH.

Në vetë lokacionin do të vendoset kuti për donacione. Të gjitha mjetet e grumbulluara do tu dhurohen familjeve të cilat pësuan humbje të pariparueshme.

“Ftojmë të gjithë dashamirësit e kafshëve dhe qytetarët me ndjenjë të jashtëzakonshme për unitet dhe dhembshuri të na bashkohen. Prania dhe mbështetja juaj kanë shumë rëndësi - aty ku është më e nevojshme”, porositën nga FMVSH. fc/

Foto: Pllakat

 

QËNDRONI TË LIDHUR