• e mërkurë, 17 korrik 2024

Ekspozitë e artistëve nga Kolonia artistike ndërkombëtare në Kodër të Diellit

Ekspozitë e artistëve nga Kolonia artistike ndërkombëtare në Kodër të Diellit
Tetovë, 14 shtator 2022 (MIA) - Me hapjen e ekspozitës kolektive përfundoi Kolonia e 14-të artistike ndërkombëtare në organizim të Galerisë artistike Tetovë. Para publikut tetovar janë ekspozuar veprat e 16 artistëve të krijuara gjatë kolonisë që u mbajt prej 26 deri më 31 gusht në Kodër të Diellit. "Patëm 16 pjesëmarrës në Koloni nga disa shtete - Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Italia, Ukraina dhe Bullgaria. Ato pesë ditë, artistët patën mundësi të krijojnë vepra me teknika të ndryshme, me forma të ndryshme, kreacione të ndryshme, shprehja artistike ishte e lirë. Kështu konsiderojmë se është më mirë. Jam shumë krenar që arritëm ta pasurojmë produksionin tonë me vepra të këtilla të mrekullueshme nga artistë shumë të rëndësishëm. Patëm bashkim të artistëve nga gjeneratat më të moshuara të cilët u përzien me gjeneratat më të reja, me qëllim të këmbimit të përvojave nga njëri-tjetri", deklaroi drejtori i galerisë artistike, Ilir Kurtishi.

Gjatë kolonisë u krijuan mbi 30 vepra, ndërsa artistët prezantohen në ekspozitë me zgjedhje të një vepre e cila do të mbetet në koleksionin e Galerisë artistike në Tetovë. Pikturat artistike do të ekspozohen në shtatë ditët në vijim. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR