• e enjte, 26 dhjetor 2024

Eksporti ulet për 5,5, ndërsa importi për 0,5 për qind, deficiti tregtar deri në tetor 2,62 miliardë euro

Eksporti ulet për 5,5, ndërsa importi për 0,5 për qind, deficiti tregtar deri në tetor 2,62 miliardë euro

Shkup, 6 dhjetor 2024 (MIA) - Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në janar – tetor 2024 është 6.541.1 milion euro dhe vërehet rënie prej 5,5 për qind gjegjësisht në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë (ESHS). 

Vlera e mallit të importuar, në të njëjtën periudhë është 9.189.4 milion euro që është më pak për 0,5 %, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Deficiti tregtar, në periudhën janar - tetor të vitit 2024, është 2.625.3 milion euro. 

Mbulimi i importit me eksport, në periudhën janar - tetor të vitit 2024 është 71,4 %.

Këmbimi tregtar sipas prodhimeve tregon se në eksport, pjesëmarrje më të madhe kanë: Katalizatorët e transportuesve të çmuar të metaleve ose komponimet e tyre, grupet e përcjellësit dhe të ngjashme, për automjete, aeroplanët ose anijet, pjesët e sediljeve nga nëngrupi 821.1 dhe katalizatorë të tjerë të mbajtëse. Në importin më së shumti janë të përfaqësuara vajrat e naftës dhe vajrat e marra nga minerale bituminoze (përveç bazës), metale të tjera nga grupi i platinit dhe legurat e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri, platini dhe legura të platinit, të papërpunuara apo pluhur dhe energji elektrike.

Në periudhën janar - tetor të vitit 2024, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Kinën dhe Serbinë. qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR