• e premte, 08 nëntor 2024

Eksporti ulet për 5,7 për qind, deficiti tregtar 2.151.2 milionë euro

Eksporti ulet për 5,7 për qind, deficiti tregtar 2.151.2 milionë euro

 Shkup, 7 tetor 2024 (MIA) - Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut në periudhën janar - gusht të vitit 2024 është 5.190. 2 milionë euro dhe vërehet rënie prej 5,7 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa vlera e mallit të importuara është 7.341.3 milionë euro, që është për 0,6 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 Sipas Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS), deficiti tregtar është 2.151.2 milion euro, ndërsa mbulimi i importit me eksportin 70,7 për qind.

 "Shkëmbimi tregtar sipas produkteve tregon se në eksport pjesa më e madhe e katalizatorëve në transportuesit me metale të çmuara ose përbërjet e tyre, grupet e përçuesve për ndezje dhe të ngjashme, për automjete, avionë ose anije, pjesë të vendeve të nëngrupit 821.1 dhe katalizatorë të tjerë mbajtës. Në import shumica janë vajra nafte dhe vajra të përftuara nga mineralet bituminoze (përveç bruto), metale të tjera të grupit të platinit dhe lidhjet e tyre, të papërpunuara ose pluhur, platini dhe lidhjet e platinit, të papërpunuara ose pluhur dhe mjete të tjera motorike për transportin e personave", thonë nga ESHS-ja. 

 Në periudhën janar - gusht të vitit 2024, sipas vëllimit të përgjithshme të shkëmbimit të tregtisë së jashtme, vendi më së shumti ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Kinën dhe Serbinë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-sa

 

 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR