• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ekspertizë në vendin ku ishte hedhur mjet shpërthyes në "Keramidnicë"

Ekspertizë në vendin ku ishte hedhur mjet shpërthyes në

Shkup, 14 nëntor 2024 (MIA) - Policia kreu ekspertizë në "Keramidnicë" ku sot në mëngjes ishte hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie, me ç'rast u lëndua një person i cili është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit "Shën Naumi i Ohrit".

Disa mediume lajmëruan se bëhet fjalë për Rade Trajkovski-Shtekli, i cili deri më tani dy herë ishte cak i sulmit. Vitin e kalaur ndaj tij ishte shtënë në qendrën tregtare "Ist Gejt Mol" në Shkup.

"Sot (14.11.2024) në orën 19:20 në SPB Shkup u denoncua se në një oborr në lagjen 'Keramidnicë' në Shkup është hedhur një mjet shpërthyes. Nga shpërthimi u lëndua P.T., i cili u dërgua në SPQ "Shën Naumi i Ohrit", kumtoi MPB. 

Ministri i Punëve të Jashtme, Pançe Toshkovski lidhur me këtë rast paralajmëroi luftë pa kompromis kundër krimit të organizuar.

"Është mirë që nuk kemi gjendje të rrezikut për jetë të askujt në këtë moment, është keq që bandat kriminele 'enden' edhe sot, por, në mënyrë adekuate, me vendosmëri, si institucione do t'u përgjigjemi të gjithë atyre që e "prishin" qetësinë e qytetarëve tanë", tha Toshkovksi.

Lidhur me pyetjen nëse kanë mundur të gjurmohen sulmuesit, duke pasur parasysh se sulmi ishte paralajmëruar në rrjetin social Tik-Tok, minsitri tha se do të veprojnë në suaza të kapaciteteve që i kanë.

"MPB nuk mund të bëjë çudira, por mund të punojë me nder, me përkushtim dhe me profesionizëm në suaza të kompetencave të Ministrisë, në pajtim me kapacitetet që i kemi, do të veprojmë. Nuk do të mbyllen sytë siç janë mbyllur më parë", tha Toshkovski.

Rreth Spitalit të qytetit ku ndodhet i lënduari ka sigurim të përforcuar policor. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR