• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

"Eks Ju Aviacioni": "Ejxhijan erljans" e anulon fluturimin Shkup-Sarajevë nga 29 nëntori

 Shkup, 15 shtator 2024 (MIA) - Kompnia ajrore greke "Ejxhijan Erlajns" nga 29 nëntori do t'i ndërpresë fluturimet ndërmjet Shkupit dhe Sarajevës, pas më shumë se një viti të funksionimit të këtij relacioni, njoftoi portali i specializuar "Eks Ju Aviacion".

Ejxhijan erlans qëndon në publikim, fillimisht kishte planifikuar të shërbejë linjën tri herë në javë në nëntor dhe dhjetor dhe dy herë në javë nga janari. Më pas planifikoi fluturime deri më 7 dhjetor, me punë të kufizuar gjatë periudhës së pushimeve nga fundi i dhjetorit deri në fillim të janarit, por tani i ka hequr të gjitha fluturimet nga fundi i nëntorit.

 Shitja  e biletave të linjës për sezonin veror  në vitin 2025 gjithshtu është ndërprerë.

 Në fund të gushtit "Eks Ju Aviacion" njoftoi se "Ejxhijan Erlajns" në sezonin dimëror do ta zvogëlojë numrin e fluturimeve në linjën Athinë - Shkup dhe do ta shërbejë katër herë në javë, që është një rënie në krahasim me gjashtë fluturimet një javë në sezonin e mëparshëm të dimrit. Linja Shkup-Athinë, pas një pauze dhjetëvjeçare, funksionon nga nëntori i vitit 2018.

 

QËNDRONI TË LIDHUR