• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Eko-patrulla e NP “Higjiena komunale” - Shkup që nga fillimi i muajit ka shpërndarë 25 procesverbale

Eko-patrulla e NP “Higjiena komunale” - Shkup që nga fillimi i muajit ka shpërndarë 25 procesverbale

Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA)- Në periudhën prej 1-10 dhjetor të vitit 2024, Eko-patrulla e NP “Higjiena Komunale” - Shkup ka përgatitur gjithsej 25 procesverbale edukative - informative për qytetarët dhe personat juridikë që kanë shkelur Ligjin për pastërtinë publike, gjegjësisht janë kapur gjatë hedhjes së mbetjes në mënyrë të paligjshme në sipërfaqet publike dhe të trafikut në komunat e Shkupit: Qendër, Karposh, Gazi Babë, Çair, Aerodrom dhe Kisella Vodë.

Pjesa më e madhe e aktiviteteve të Eko-patrullës është zhvilluar në komunën Çair, ku janë shpërndarë 11 procesverbale edukative - informative.

NP “Higjiena Komunale” - Shkup që nga fillimi i këtij muaji ka zbatuar edhe kujdestari patrulluese intervenuese në shtatë lokacione ku është vërejtur hedhja e vazhdueshëm e mbetjes në mënyrë të paligjshme nga të cilat tre janë realizuar në komunën Çair, dy në komunën Qendër, ndërsa në komunën Karposh dhe Gazi Babë është realizuar nga një kujdestari intervenuese e Eko-patrullës.

Foto: NP "Higjiena komunale" Shkup

QËNDRONI TË LIDHUR