• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ekonomia globale me rritje prej 3,2 për qind këtë vit dhe në vitin 2025

Ekonomia globale me rritje prej 3,2 për qind këtë vit dhe në vitin 2025

Paris, 25 shtator 2024 (MIA) - Ekonomia globale këtë vit do të ketë rritje prej 3,2 për qind, me të njejtin ritëm si dhe në vitin 2025, thuhet në parashikimin që sot e publikoi Organizata për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik (OECD).

Parashikohet se ekonomia indiane do të ketë rritje prej 6,7 për qind në vitin 2024 dhe do të përshpejtohet deri në 6,8 në vitin 2025, ndërsa ekonomia e Indonezisë do të ketë rritje prej 5,1 për qind këtë vit dhe 5,2 për qind vitin e ardhshëm.

Organizata për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik vlerëson se rritja ekonomike e Kinës këtë vit do të jetë 4,9 për qind, ndërsa vitin e ardhshëm do të ngadalësohet në 4,5 për qind.

Pritet që Rusia të përjetojë rritje të madhe ekonomike prej 3,7 për qind këtë vit, e cila megjithatë do të ngadalësohet deri 1,1 për qind vitin 2025.

Rritja është relativisht e fuqishme në shumë vende të G20-shit, duke përfshirë SHBA-në, Brazilin dhe Britaninë e Madhe, ndërsa rezultat më të dobët është vërejtur në Gjermani dhe rënie e konsiderueshme në Argjentinë, thuhet në raport.

Eurozonën këtë vit e pret rritje prej 0,7 për qind dhe 1,3 për qind vitin e ardhshëm, pasi aktiviteti ekonomik do të përkrahet me të ardhura më të larta reale dhe hua të cilat do të jenë më tepër të qasshme. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR