• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Eko - patrulla e NP “Higjiena Komunale” - Shkup përgatiti 22 procesverbale gjatë javës së kaluar

Eko - patrulla e NP “Higjiena Komunale” - Shkup përgatiti 22 procesverbale gjatë javës së kaluar

Shkup, 18 nëntor 2024 (MIA)- Gjatë javës së kaluar, Eko - patrulla e NP “Higjiena Komunale” – Shkup përgatiti gjithsej 22 procesverbale edukative - informative për qytetarët dhe subjekte juridike të kapur gjatë hedhjes së paligjshme të mbetjes në sipërfaqet publike dhe të trafikut në komunat Qendër, Karposh, Gazi Babë, Çair dhe Butel të Shkupit.

NP “Higjiena Komunale” - Shkup përsëri i aktivizoi në terren edhe  eko -patrullat intervenuese të cilat realizuan kujdestari ditë e natë  në të ashtuquajturën „pikat e zeza” gjegjësisht lokacionet ku është vërejtur hedhja e vazhdueshme e mbetjes në mënyrë të paligjshme.

Në kuadër të intervenimeve të Eko - patrullës  në shtatë ditët e kaluara nga ana e kundërvajtësve u larguan gjithsej 57 metra kub kryesisht mbetje të vëllimshme dhe ndërtimore të hedhura në mënyrë të paligjshme.

 

QËNDRONI TË LIDHUR