• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ekipi i Navallnit kumtoi për protesta në disa pjesë të Rusisë gjatë zgjedhjeve presidenciale

Ekipi i Navallnit kumtoi për protesta në disa pjesë të Rusisë gjatë zgjedhjeve presidenciale

Moskë, 17 mars 2024 (MIA) - Ekipi i liderit të ndjerë opozitar rus, Aleksej Navallni paralajmëroi protesta në Rusi në ditën e sotme të fundit të zgjedhjeve presidenciale në vend kundër rizgjedhjes së pritur të Vlladimir Putinit për shef të shtetit, njoftoi DPA.

Në qytetet lindore ruse si Vlladivostok, Novosibirsk, Omks, Irkutsk, njerëzit kanë marrë pjesë në fushatën "Në mesditë kundër Putinit", siç ekipi i Navallnit shfaq në transmetime drejtpërdrejtë në Jutjub.

Në vendvotime në Ekaterinburg në Ural janë rreshtuar qindra njerëz.

Kundërshtarët tjerë të Putinit, siç është afaristi i përndjekur Mihail Hodorkovski, i cili jeton në Britaninë e Madhe, u ka bërë thirrje njerëzve që të mos frikohen dhe të marrin pjesë në fushatën.

Rezultatet e para zgjedhore priten pas mbylljes së vendvotime të fundit në Kaliningradin perëndimor në ora 19 sipas kohës lokale. bsh/

Фото: ЕПА

QËNDRONI TË LIDHUR