• e premte, 08 nëntor 2024

Ekipi i Kamala Haris u takua me gjashtë kandidatë potencialë për nënpresidentë

Ekipi i Kamala Haris u takua me gjashtë kandidatë potencialë për nënpresidentë

Uashington, 3 gusht 2024 (MIA) - Ekipi i nënpresidentes amerikane Kamala Haris është takuar me gjashtë kandidatë potencialë për nënpresidentë, deklaruan dy burime të afërta me fushatën, publikoi sot En-Bi-Si Njuz.

Kandidatët janë guvernatori i Pensilvanisë, Xhosh Shapiro, senatori amerikan Mark Kelli, guvernatori i Minesotës, Tim Vollc, guvernatori i Kentakit, Endi Beshir, guvernatori i Illinois, Xhej Pricker dhe ministri i komunikacionit Pit Butixhixh, thanë burimet.

"Ekipi u takua me Shapiro të mërkurën," deklaroi një burim, duke shtuar se nënpresidentja e SHBA-së nuk mori pjesë në atë takim.

Me Senatorin Kelli ekipi u takua të martën pasdite, ndërsa Priceker të hënën foli me ekipin e Kamala Haris tre orë.

Pritet që Haris deri të martën të vendos se kush do të jetë nënpresident. 

Fushata e saj gjithashtu planifikon që vendimin ta publikon në rrjetet sociale, shkruajnë mediat amerikane.

Shtabi zgjedhor i Kamala Haris angazhoi një ish prokuror shtetëror të SHBA-së, Erik Hollder dhe një firme të avokatisë "Kovington dhe Burlind" për të verifikuar kandidatët e mundshëm nënpresidencial. "Ata kanë bërë punën e tyre dhe i dorëzuar konkluzionet", deklaroi një burim për Rojters, transmeton En-Bi-Si Njuz.

Pritet që Haris dhe kandidati i saj i ri nënpresidencial të martën të nisin një turne katërditore ku do të vizitojnë gjashtë lokacione, përfshirë edhe Viskonsin perëndimor, Detroit dhe Las Vegas. ls/ 

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR