• e martë, 26 nëntor 2024

Ekipi i avokatëve nga Kumanova falas do ta përfaqësoj familjen e lehonës e cila vdiq gjatë lindjes në spitalin e Kumanovës

Ekipi i avokatëve nga Kumanova falas do ta përfaqësoj familjen e lehonës e cila vdiq gjatë lindjes në spitalin e Kumanovës

Kumanovë, 16 tetor 2024 (MIA) - Ekipi i avokatëve nga Kumanova ka mbledhur dokumentacionin dhe falas do ta përfaqësojë familjen e lehonës e cila gjatë lindjes ka ndërruar jetë në spitalin e rajonit të Kumanovës, bënë të ditur në konferencën e sotme për media nga zyra e avokatit Georgievski. Ata tashmë kanë dorëzuar kërkesë deri te institucionet kompetente, Ministria e Shëndetësisë, Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor, Prokuroria Publike e Kumanovës, MPB-ja, mjeku amë.

"Njohuritë tona fillestare janë se vërtet ka një gabim mjekësor dhe për këtë arsye do të gjejmë ekspertë që do ta konfirmojnë këtë. Nga ana tjetër besoj se është shumë herët që të dilet me përfundime të tilla në kushte kur të gjithë testet neonatologjike dhe testet prenatale të kryera gjatë shtatzënisë nuk treguan absolutisht asnjë anomali as tek nëna dhe as tek foshnja. Është befasuese se si diçka në 36 orët e fundit mund të ndërlikohej aq shumë sa të përfundonte në këtë ngjarje tragjike. Zyra jonë e avokatëve ofron që pa pagesë ta përfaqësojë familjen duke pasur parasysh se në kuadër të kësaj tragjedie familjare, ata kanë nevojë për ndihmë juridike falas dhe një zyrë ligjore që do të qëndrojë pas tyre dhe foshnjës", deklaroi avokato Hristijan Georgievski. 

Dje ka mbërritur dokumentacioni mjekësor që po shqyrtohet dhe ekipi do të punësojë ekspertë që do të shqyrtojnë dokumentacionin mjekësor.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, më parë në konferencë për media (14 tetor 2024) njoftoi se është kryer mbikëqyrje profesionale e iniciuar nga Ministria, duke theksuar se raportet janë përgatitur nga profesionistë, specialistë kompetent të fushave përkatëse, për të analizuar në detaje ecurinë e përgjithshme të mjekimit dhe trajtimit. Komisionet inspektuan të gjithë dokumentacionin mjekësor, biseda me të gjithë anëtarët e ekipeve shëndetësore, të cilët u përfshinë në mjekim. Ai njoftoi se në fushën e mangësive të sistemit është konstatuar se nuk ka rekomandime apo algoritme për triazhin e pacientëve gjatë pranimit dhe mjekimit të mëtejshëm.

Ministri njoftoi se mbikëqyrja e ekspertëve është kryer në SP - Kumanovë, ku janë konstatuar mangësi të caktuara administrativo-teknike.

"Por, konkluza nga Komisioni është se mangësitë nuk mund të jenë shkak i drejtpërdrejtë ose i tërthortë i përkeqësimit akut të gjendjes së përgjithshme shëndetësore të pacientit, rezultati pas të porsalindurit dhe rezultati i vdekjes së lehonës. Gjithashtu, Komisioni nuk konstatoi asnjë lëshim në asnjë aspekt të menaxhimit prenatal të pacientes nga mjekët përgjegjës në institucionin shëndetësor privat për gjinekologji dhe akusheri, ku ndiqej shtatzënia", njoftoi ministri. 

Inspektorati shtetëror sanitar shëndetësor, më 1 tetor ka kryer kontroll të jashtëzakonshëm në Spitalin e përgjithshëm të Kumanovës për rastin e lindjes së lehonës. Tridhjetë e një vjeçarja e cila ka ndërruar jetë në Spitalin e përgjithshëm, në momentin e lindjes ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe është kontrolluar rregullisht nga gjinekologu amë, tregoi inspektimi i jashtëzakonshëm. Mbikëqyrja tek gjinekologu amë rezultoi se lehona me kohë është paraqitur gjatë shtatzënisë, ka pasur kontrolle të rregullta, ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore gjatë shtatzënisë së dytë të kontrolluar siç duhet dhe nuk ka pasur devijime. Lehona tridhjetë e një vjeçare nga Kumanova ka ndërruar jetë më 27 shtator të këtij viti gjatë lindjes së fëmijës në spitalin e përgjithshëm të Kumanovës. qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR