• e diel, 24 nëntor 2024

Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë nëntë trupa pas rrëshqitjes së dheut në të cilën u bllokuan 47 njerëz në Kinën jugperëndimore

Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë nëntë trupa pas rrëshqitjes së dheut në të cilën u bllokuan 47 njerëz në Kinën jugperëndimore

Pekin, 22 janar 2024 (MIA) - Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë nëntë trupa pas rrëshqitjes së dheut në të cilën u bllokuan 47 persona në zonën e largët në provincën kineze jugperëndimore Junan, ndërsa dy persona janë shpëtuar, publikuan mediat shtetërore.

Fatkeqësia ka ndodhur  në mëngjes rreth orës 6 sipas kohës lokale në fshatin Liangshui në kantonin Zhengsiong, njoftoi agjencia gazetareske kineze Ksinhua, duke shtuar se janë bllokuar 18 shtëpi.

"Më shumë se 500 banorë menjëherë janë evakuuar, 10 eskavatorë, 33 automjete të zjarrfikësve dhe më shumë se 200 njerëz morën pjesë në operacionin e shpëtimit", lajmëroi televizioni publik CCTV.

Mediat shtetërore publikuan se tetë trupa janë nga grupi i cili fillimisht u bllokua nga rrëshqitja e dheut, por nuk treguan se ku është gjetur trupi i nëntë.

Arsyeja e shembjes nuk dihet sepse të mbijetuarit dhe ekipet e shpëtimit kanë luftuar me borën, rrugën e ngrirë dhe temperaturat e ulëta të cilat pritet të zgjasin të paktën edhe tri ditët në vijim.

Pamjet në rrjetin social kinez Dujin tregojnë një fshat malor të mbuluar me borë dhe shtëpi pjesërisht të bllokuara nga rrëshqitja e tokës.

Presidenti kinez Si Xhinping u ka urdhëruar ekipeve të shpëtimit të bëjnë gjtihçka që është e mundur, transmeton CCTV.

Junan është provincë malore në të cilën jetojnë shumë grupe etnike dhe është ndër zonat më të varfëra në Kinë.

Rrëshqitja e dheut ndodhi rreth 1.600 kilometra në jugperëndim të Shangait dhe rreth 350 kilometra në verilindje nga kryeqyteti i provincës Kunbing.

Sipas shërbimit meteorologjik kinez, temperaturat në kantonin Zhensiong lëvizin rreth zero gradë gjatë ditës, ndërsa natën bien deri në minus katër.

Rrëshqitja e dheut zakonisht ndodh në pjesët jugperëndimore malore të Kinës, veçanërisht pas reshjeve. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR