• e mërkurë, 17 korrik 2024

Ekipe të Kryqit të Kuq në terren në mbështetje logjistike të ekipeve në përballjen e zjarreve

Ekipe të Kryqit të Kuq në terren në mbështetje logjistike të ekipeve në përballjen e zjarreve

Shkup, 16 korrik 2024 (MIA) - Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut në mënyrë aktive është në terren në mbështetje logjistike të ekipeve në përballjen me zjarret.

"Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut me vëmendje është duke e përcjellë situatën me ballafaqimin me zjarret në vend dhe përmes ekipeve mobile të Kryqit të Kuq të RMV, ku është përfshirë në mënyrë aktive në mbështetjen logjistike të ekipeve, institucioneve dhe qytetarëve të angazhuar në shuarjen e zjarrit", thuhet në kumtesën e Kryqit të Kuq.

Foto: Kryqi i Kuq i RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR