• e shtunë, 23 nëntor 2024

Egjipti dhe Katari janë afër marrëveshjes për vazhdimin e armëpushimit në Gaza edhe për dy ditë

Egjipti dhe Katari janë afër marrëveshjes për vazhdimin e armëpushimit në Gaza edhe për dy ditë

Kajro, 27 nëntor 2023 (MIA) - Egjipti dhe Katari janë afër të ndihmojnë në arritjen e marrëveshjes me të cilën për dy ditë do të shtyhet armëpushimi ndërmjet Iraelit dhe Hamasit, deklaroi sot shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror egjiptian (SIS) Dija Rashvan.

"Zgjatja prej dy ditësh do të nënkuptonte lirimin e 20 pengjeve izraelite dhe 60-të të burgosurve palestinezë", sqaroi Rashvan, transmetuan mediat britanike.

Pritet që sot të lirohen 11 pengje izraelite, ndërsa në vijim janë negociatat për lirimin e 33 të burgosurve tjerë palestinezë, shtoi ai.

Izraeli paraprakisht kumtoi se armëpushimi katër ditësh, i cili filloi të premten në orën 6, mund të shtyhet nëse Hamasi liron nga 10 pengje në ditë. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR