• e enjte, 26 dhjetor 2024

Edicioni i tretë i “The Park Festival” e katër net muzikë

Edicioni i tretë i “The Park Festival” e katër net muzikë
Gostivar, 8 korrik 2021 (MIA) – Interpretues të famshëm dhe me renome të muzikës së njohur rok en roll dhe muzikës elektronike do të performojnë në edicionin e ardhshëm të “Park Festival (“Thë Park Festival”) në Gostivar. Në katër netët e festivalit do të ketë prezantim të artistëve të rinj me vepra arti dhe performanca. Edicioni i tretë i festivalit, i cili vitin e kaluar pësoi disa ndryshime për shkak të pandemisë, sivjet kthehet në konceptimin fillestar. “Vitin e kaluar patëm një edicion të suksesshëm, edhe pse jemi përballur me sfida dhe kufizime të mëdha. Ne aspirojmë të jemi ndërkombëtarë me konceptin, por gjithashtu kemi ftuar artistë nga Maqedonia e Veriut. Jemi kujdesur të ishim me reputacion dhe me cilësi të lartë. Mendoj se ai nivel është arritur, duke pasur parasysh që kemi arritur marrëveshje me emra të rëndësishëm”, deklaroi për MIA-n Erton Veseli, drejtor muzikor i festivalit. Në “The Park Festival” këtë vit do të interpretojnë në tre faza të ndryshme: ylli aktual i YouTube me miliona shikime Dafina Zeqiri, rok bendi Elita 5, ska-pank bend Superhiks, Ofkestra, kitaristi Astrit Stafa me All Star Band, Zani Band, Shkëlzen Baftiari, Besarta Murtezani, Duo Guitar, Nita Reçi dhe Band, Jon Idi, Dina Jashari, Stoneon Hexh dhe disa emra të tjerë nga bota e muzikës elektronike. Skenat në të cilën do të mbahen performancat është hapësira në parkun e madh të qytetit, ndërsa në orët e pasdites dhe të mbrëmjes në shëtitoren në kej do të organizohen aktivitete shtesë si pjesë e festivalit. Një nga atraksionet për këtë vit është ardhja e një grupi të madh të adhuruesve të motorëve. Mbi dyqind anëtarë të një klubi motorësh nga Evropa do të parakalojnë nëpër rrugët e qytetit me makineri të fuqishme të markës “Harlej-Dejvidson”. “The Park Festival 2021 edhe sivjet vazhdon me një dëshirë dhe mision të vetëm, ku, përmes artit të muzikës, të shuajmë shqetësimin që e e përjetuam deri më tani. Ne kemi një dëshirë për të mundësuar një ikje të vogël nga realiteti dhe për të “ushqyer” shpirtin me vlera origjinale të transmetuara përmes artit të muzikës. Ky është në të vërtetë qëllimi kryesor i edicionit të dytë të Parkut”, thotë Jeton Veseli, drejtori organizator i festivalit në një bisedë me korrespodentin e MIA-s nga Gostivar. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR