• e premte, 27 dhjetor 2024

Edhe Venko Filipçe hyn në garë për lider të ri të LSDM-së

Edhe Venko Filipçe hyn në garë për lider të ri të LSDM-së

Shkup, 3 qershor 2024 (MIA) - Ish ministri i Shëndetësisë dhe deputet aktual nga radhët e LSDM-së, Venko Filipçe do të marrë pjesë në garën për kryetar të ri te socialdemokratëve, konfirmon ai për MIA-n.

"Po, paraqes kandidaturën për kryetar të LSDM-së", na dha përgjigje të shkurtër ish-ministri i Shëndetësisë.

Më herët, pjesëmarrjen në garën për presidentin e ri të LSDM-së e kanë paralajmëruar ish ministrja e Mbrojtjes dhe deputete aktuale Sllavjanka Petrovska dhe drejtori i ZZHTI-së, Jovan Despotovski. Përmendet se ka mundësi të kandidojë edhe drejtori i Doganës, Stefan Bogoev.

Zgjedhjet brendapartiake pasojnë humbjen e partisë në zgjedhjet parlamentare, në të cilat fitoi 18 mandate parlamentare. Venko Filipçe ishte bartës në Njësinë e katërt zgjedhore, ku partia fitoi pese mandate. 

Në LSDM më 31 maj filloi procedura për zgjedhje të jashtëzakonshme brenda partisë për kryetar të ri të partisë. Për më 9 qershor është caktuar Kongresi, në të cilin do të analizohen arsyet e rezultateve të zgjedhjeve, ndërsa Këshilli qendror i partisë propozoi edhe ndryshime në Statutin e partisë në mënyrë që mandati i kryetarit të zgjedhur në zgjedhjet e jashtëzakonshme brendapartiake të jetë katër vjet.

LSDM-ja të premten njoftoi se Këshilli qendror i partisë në ditën e seancës paraprakisht miratoi Rregulloren për kriteret, mënyrën dhe procedurën e kandidimit dhe zgjedhjes së kryetarit për zgjedhjet e jashtëzakonshme, si dhe Rregulloren për mënyrën dhe procedurën e regjistrimit aktiv për anëtarët e LSDM-së.

null

Bazuar në Statutin e LSDM-së, vendimet e Këshillit qendror dhe vendimin e Këshillit ekzekutiv, nga dita e premte LSDM-ja shpalli Thirrje të hapur për vetënominim për të gjithë kandidatët e interesuar për kryetar partie.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme brenda partisë do të mbahen më 30 qershor. Zgjedhjet do të zhvillohen nga Komisioni qendror i zgjedhjeve së bashku me 80 komisione komunale zgjedhore dhe këshilla të vendvotimeve në nivel lokal. Do të kenë mundësi të votojnë të gjithë anëtarët e LSDM-së që regjistrohen në mënyrë aktive. qa/

QËNDRONI TË LIDHUR