• e martë, 17 mars 2026

Edhe Salvini me mbështetje për Orbanin pas kërcënimeve të drejtpërdrejta nga Zelenski ndaj kryeministrit hungarez

Edhe Salvini me mbështetje për Orbanin pas kërcënimeve të drejtpërdrejta nga Zelenski ndaj kryeministrit hungarez

Romë, 6 mars 2026 (MIA) - Solidaritet me mikun dhe patriotin tim, kryeministrin Viktor Orban, i cili gjithmonë ka qenë në krye të mbrojtjes së lirisë dhe të drejtave të qytetarëve dhe patriotëve të tij në të gjithë Evropën. Shpreh shqetësim dhe kundërshtim të fortë ndaj ndërhyrjes dhe kërcënimeve nga shtetet e huaja. Së shpejti do të jem në Budapest, duke përfaqësuar patriotët italianë, për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen tonë, shkroi në rrjetet sociale zëvendëskryeministri italian, Mateo Salvini.

Mbështetja e tij për Viktor Orban vjen pasi kryeministri hungarez mori një kërcënim të drejtpërdrejtë nga presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, se nëse nuk e zhbllokon ndihmën prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën nga Brukseli, do t’i dërgojë ushtarë.

Për këtë reagoi në mënyrë të ashpër kryeministri i Sllovakisë, Fico:

"Zelenski po e kërcënon drejtpërdrejt kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, sepse qeveria hungareze aktualisht po bllokon një hua ushtarake prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën. Bëhet fjalë për një hua në të cilën as ne nuk marrim pjesë dhe as nuk do të marrim pjesë, ashtu siç veprojnë edhe Republika Çeke dhe Hungaria... Publikisht i lejon vetes të thotë se do t’i japë adresën e Viktor Orban armatës ukrainase, dhe se atëherë Viktor Orban me siguri do të kuptojë gjuhën me të cilën do të flasin ata ushtarë… Ai i ka kaluar të gjitha kufijtë, dhe Sllovakia, si shtet sovran, duhet të reagojë", deklaroi Robert Fico.

Fico i bëri thirrje drejtpërdrejt Ursula fon der Lajen, Antonio Koshta dhe, siç tha ai, ministres së ashtuquajtur për punë të jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, që të distancohen nga këto deklarata të papranueshme dhe kërcënuese të Volodimir Zelenskit. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR