• e premte, 08 nëntor 2024

Edhe Mickoski edhe Azeski janë për dialog me sindikatat për propozimin "e diela ditë jopune"

Edhe Mickoski edhe Azeski janë për dialog me sindikatat për propozimin

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i Odës ekonomike, Branko Azeski sot lidhur me propozimin e sindikatave për të dielën ditë jopune deklaroi se komenti i tij është se duhet të bisedohet dhe se në opinion duhet të dilet pasi që të arrihet ndonjë marrëveshje. Edhe kryeministri Hristian Mickoski, i cili ishte në shënimin e përvjetorit të Odës ekonomike. Tha se ata si Qeveri janë në dispozicion për bisedime me sindikatat, por se gjithashtu duhet të mbahet llogari për të ardhmen e shtetit.

"Edhe unë do t'u qëndroj atyre parimeve dhe nuk do të komentoj më tepër. Do të thotë, besoj se do të kem bashkëpunim të mirë me Lidhjen e sindikatave dhe me të gjitha organizatat sindikaliste. Dhe dëshiroj të përsëris për ata që nuk e dinë se odat ekonomike janë përfaqësues të ndërmarrjeve, ajo i përfaqëson ndërmarrjet, ndërsa në ndërmarrje ka edhe punëdhënës edhe punëtorë. Ne asnjëherë as nuk kemi qenë në kundërshtim me punëtorët, as nuk do të jemi sepse pa ta ne nuk mund të funksionojmë, e posaçërisht ka Organizatë të punëdhënësve, posaçërisht Sindikatë të ndërmarrjeve, por ne do t'i përfaqësojmë ndërmarrjet në të cialt janë të përmbajtura që mtë dyja, kështu që Maqedonisë i nevojitet dialog. Ne jemi për dialog ditë e natë dhe do të jemi të gatshëm për një gjë të tillë", tha Azeski pas shënimit të 102-vjetorit të Odës ekonomike.

Kryeministri Hristian Mickoski, ndërkaq, tha se ata si Qeveri janë për dialog me Sindikatën, por se duhet të mbahet llogari për shtetin.

"Ne qëndrojmë në dispozicion, do të bisedojmë me organizatat sindikaliste etj. Por, duhet të mnajmë llogari për të ardhmen e shtetit. Kjo është ajo që është shumë me rëndësi. Dhe atëherë kur ne nuk kemi të punësuar, ata të punësuar do të shkojnë në tjetër vend dhe ky shtet do të zbrazet. Sa më shumë të zbrazet shteti, aq më të vogla do të jenë të ardhurat në buxhet, aq më pak do të ketë para edhe për rroga edhe për pensione dhe për investime kapitale dhe për mbështetje. Ky është një sistem. Do të thotë, ne atë sistem duhet ta organmizojmë të funksionojë në mënyrë tëp përkryer nëse dëshirojmë  të gjithë së bashku të jemi të lumtur", tha Mickoski.

Këtu, shtoi kryeminsitri, nuk ka kush fitoi, kush humbi. "Këtu, nëse njëri humbë, humbim të gjithë. Kjo është si një lidhëse dhe nëse ajo lidhëse ka një pjesë të vogël që është më e dobët dhe nëse ajo copë e vogël kriset, dobësohet, atëherë dobësohet e tërë lidhja. Prandaj përmes mdialogut duhet së bashku të ulemi dhe të bëjmë një sistem i cili do të fiunksionojë jo vetëm tani, sot, nesër, pasnesër, por të funksiojë edhe në tëa rdhmen", tha Mickoski.

I pyetur se kur pritet të hyjnë paratë nga kredia hungareze në ekonomi dhe deri ku është procedura për përpunim të ligjit, Mickoski tha se në mbledhjen e djeshme të Qeverisë ishte detyruar ministrja e Financave ta nënshkruajë marrëveshjen me kolegun e saj nga Hungaria sepse procedura është e tillë në pajtim me ligjin.

"Në Kuvend duhet të kaloni ligj për detyrim, sepse e bëjmë në mënyrë transparente procedurën në të cilët të gjithë deputetët do të jenë të vetëdijshëm. Ne nuk fshehim. Ne nuk kontrabandojmë asgjë. Këto janë kushtet, kjo është shuma. Kur do të bëhej? Paj, pres atje diku nga muaji i parë i vjeshtës se do të jenë në dispozicion të kompanive, ndërsa tashmë vitine ardhshlm 250 milionët e tjerë të jenë në dispozicion të komunave", tha Mickoski.

Kryeminsitri tha se kompanitë që do t'i përmbushin kushtet do të marrin para nga rkedia dhe nuk mund që bizneset të ndahen nëse kanë apo nuk kanë organizata sindikaliste.

"Ata që do t'i përmbushin kushtet do t'i shfrytëzojnë këto volitshmëri. Unë sot thashë nuk janë vetëm këto 250 milionë euro. Është edhe një linjë kreditore e cila është në dispozicion, gjatë kohë nuk shfrytëzohet, ato janë plus njësiqnd milionë euro nga BEI dhe si Qeveri po e shqyrtojmë mundësinë që Qeveria ta paguajë normën e itneresit në mëynrë që biznesi ta shfrytëzojë kredinë, përkatësisht pjesën kryesore, Ato janë 350 milionë euro dhe vlerësoj se kjo ndihmë së paku edhe me 350 milionë euro shtesë që do të vojnë nga biznesi do të rrumbullakësojë një aktivitet investues prej 700 milionë eurove që do të ndikojë ndaj BPV-së, do të ndikojë në tregun e punës, do të hapë vende të reja të punës etj. Kështu që, siç tha edhe kryetari Azeski, bëhet fjalë për një proces kompleks. Procesi nuk është vetëm i njëfishtë sot që nesër të shohim, as ndërkaq  për pikë politike, as për populizëm. Qëllimi është si shtet të kryesojmë në rajon, të mos jemi në fund dhe të shohim se si të tjerët na tejkalojnë", tha Mickoski në deklaratë për mediuemt pas shënimit të 102-vjetorit të Odës ekonomike. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR