EBA raporton për sulme të reja iraniane me dronë dhe raketa, sirena në Bahrein
- Emiratet e Bashkuara Arabe bënë të ditur thanë se mbrojtja e tyre ajrore kishte kapur shtatë raketa balistike dhe 15 dronë të lëshuar nga Irani.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:42, 19 mars, 2026
Abu Dabi, 19 mars 2026 (MIA) - Emiratet e Bashkuara Arabe bënë të ditur thanë se mbrojtja e tyre ajrore kishte kapur shtatë raketa balistike dhe 15 dronë të lëshuar nga Irani.
Sirena u dëgjuan edhe në Bahrein, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme u bëri thirrje qytetarëve të shkojnë në vendin më të afërt të sigurt pasi sirenat u aktivizuan në të gjithë vendin.
Ministria e Mbrojtjes e EBA bëri të ditur se forcat e saj kishin kapur gjithsej 334 raketa balistike, 15 raketa dhe 1.714 dronë që nga fillimi i konfliktit.
Sipas numrave zyrtare, në sulme kanë humbur jetën dy persona ushtarakë dhe gjashtë civilë, ndërsa 158 persona janë plagosur.
Foto: Arkivi i EPA-s