• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

E majta pranon riorganizim të ministrive, nëse VMRO-DPMNE pranon një njësi zgjedhore

E majta pranon riorganizim të ministrive, nëse VMRO-DPMNE pranon një njësi zgjedhore

Shkup, 5 qershor 2024 (MIA) - E majta njoftoi se jep mbështetje të kushtëzuar për ndryshimet e propozuara të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore me të cilat do të mundësohet ristrukturim i ministrive dhe rritje e numrit të tyre me kërkesë të koalicionit i cili e përbën shumicën e re në Parlament, por kërkon nga VMRO-DPMNE të pranojë ndryshim të modelit zgjedhor dhe vendosje të një njësie zgjedhore. 

"E majta edhe një herë i jep dorë DPMNE-së që këto ndryshime ligjore të mbështeten nga deputetët e saj, me një kusht të thjeshtë - paralelisht me këtë do të miratohet Ligji që do të ndryshojë modelin zgjedhor dhe do të vendoset një njësi zgjedhore! Vendosja e një njësie zgjedhore në Republikën e Maqedonisë është e nevojshme për shkak të vlerësimit të barabartë të votës së secilit qytetar të dhënë në zgjedhje. Misioni i OSBE-së ka vite që në raportet e veta rekomandon një model të tillë zgjedhor në vend dhe kjo nuk duhet të jetë problem që DPMNE-ja ta pranojë, duke qenë se një zgjidhje të tillë sistematike e kanë paralajmëruar në programin e tyre dhe në premtimet parazgjedhore", thuhet në njoftimin nga E majta.

Përkujtojnë se ndryshimet për Kodin Zgjedhor ishin parashtruar edhe në përbërjen e kaluar parlamentare, ndërsa zgjidhja e tillë ligjore shumë shpesh nuk zbatohet për shkak të koalicioneve të partive politike nga i a.q. blloku shqiptar, të cilët, siç bëjnë të ditur, "për motive nacionaliste dhe ulje të vlerës së votave të qytetarëve nga etnitë tjera, nuk lejojnë ndryshim në këtë ligj". fc/

Fotografia: E majta

QËNDRONI TË LIDHUR