• e mërkurë, 23 tetor 2024

"E Majta" ka parashtruar kallëzim penal kundër Afrim Gashit për ligjin për mbrojtësit, LSDM-ja nuk heq dorë nga ligji, VMRO-DPMNE thotë se kanë ndërmarrë hapa për zhbllokim të ligjit

Shkup, 22 tetor 2024 (MIA) - Partia politike "E Majta" sot ka parashtruar kallëzim penal kundër kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi për ligjin për mbrojtësit. Nga VMRO-DPMNE derisa nuk e presin, nuk do ta komentojnë kallëzimin penale, ndërsa nga LSDM-ja thonë se nuk heqin dorë nga miratimi i këtij ligji dhe se ditët në vijim do t'i ndriçojnë hapat që do t'i ndërmarrin.

Sipas "Të Majtës", kryetari i Kuvendit nuk e ka plotësuar dertyrimin e tij të rregullores lidhur me ligjin për mbrojtësit, që është bllokuar në procedurë kuvendore.  

"Ligji për mbrojtësit ka ngecur në procedurë kuvendore pasi që kryetari i Komisionit amë vendosi të mos thërrasë mbledhje, përkatësisht vendosi ta bllokojë ligjin. Në situatë të këtillë, kur kryetari i Komisionit vendosë të mos thërrasë mbledhje sipas ligjit të caktuar, detyrë dhe kompetencë e kryetarit të Kuvendit është ta zhbllokojë pçrocedurën ligjore përkatësisht sipas nenit 126 paragrafi 3 i Rregullores, kryetari i Kuvendit është ai që duhet ta thërrasë Komisionin dhe të emërojë anëtar të ri i cili do ta udhëheqë mbledhjen e atij Komisioni. Kryetari i Kuvendit që para 10 ditëve më 16 shtator në deklaratë për mediumet tha se nuk ka ndër mend ta zhbllokojë ligjin për mbrojtësit, se nuk ka ndër mend të thërrasë mbledhje për ligjin për mbrojtësit dhe deri më sot mbledhja e tillë nuk është mbajtur", theksoi sot Sahsko Jançev nga E Majta.

Nga LSDM-ja nga radhët e të cilëve është parashtruar ky ligj thonë se nuk heqin dorë nga miratimi i ligjit dhe paralajmërojnë se në ditët në vijim do të dalin me informacion për hapat që do t'i ndërmarrin.

"Dje patëm koordinimin e grupit të Kuvendit, diskutuam për hapat e ardhshëm për ligjin e mbrojtësve. Në ditët në vijim do të dalim publikisht me të gjitha ato që do të ndërmarrim në lidhje me këtë ligj. Nuk heqim dorë nga miratimi i ligjit për mbrojtësit", tha sot Jovana Trençevska në konferencën për shtyp në Kuvend. 

Nga VMRO-DPMNE derisa nuk e shohin nuk do ta komentojnë kallëzimin penal të "Të Majtës".

Ligji për mbrojtësit është parashtrua nga deputetja e LSDM-së dhe ish-ministre e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska. Ligji e mori mbështetjen në Kuvend për të shkuar me procedurë të shkurtuar. Pasi që kryetarja e Komisionit për politikë sociale, të rinj dhe demografi, Ilire Dauti nuk e vendosi ligjin në rend dite, kryetari i Kuvendit në arsyetimin e tij theksoi se nuk ka ingerenca të emërojë një anëtar tjetër në mënyrë që të mbahet mbledhja sepse Dauti e ka thirrë mbledhjen në pajtim me afatet.

"Rregullorja në nenin 126 nuk thotë 'nëse kryetari i komisionit rrefuzon të vendosë ndonjë ligj konkret', por 'nëse kryetari i komisionit nuk thërreth mbledhje'. Me atë që Ilire Dauti ka thirrë mbledhje në kuadër të afateve, nuk mund të thërras, Rregullorja ma merr atë të drejtë të intervenoj dhe të emëroj deputet tjetër për ta mbajtur mbledhjen. Në këto katër muaj pamë disa parregullsi si ky me Ligjin për mbrojtësit, si funksion i dyfishtë i Talat Xhaferit, dhe disa çështje të tjera të cialt së shpejti planifikoj t'i zgjidhë përmes komisionit për çështje të rregullores - ata të vendosin dhe të sjellin konkludime për ndryshimin e ardhshëm të Rregullores së Kuvendit", deklaroi Gashi më 16 shtator në Kanal 5.  mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR