• e premte, 27 dhjetor 2024

E Majta: Ekonomia e ujit po tjetërson pronë për ndërtesa të Fatmir Etemit

E Majta: Ekonomia e ujit po tjetërson pronë për ndërtesa të Fatmir Etemit
Shkup, 21 shtator 2022
Llokman Limani, drejtor krsesor ekzekutiv i SHA "Ekonomia e ujit", ka parashtruar kërkesë në Komisionin për urbanizëm të Qytetit të Shkupit, me të cilën kërkon në tokën në pronësi të kësaj ndërmarrjeje shtetërore të skicohen objekte banesore.
Bëhet fjalë për tokë atraktive, e locuar afër stadiumit Lokomotiv në komunën e Karposhit.
Limani, i cili më herët ishte edhe drejtor i Inspektoratit shtetëror ndërtimor, tani kërkon që në vend të gjelbërimit i cili është paraparë me versionin e fundit të PHU-së, të skicohen ndërtesa banesore.
SHA "Ekonomia e ujit", si shoqatë aksionare në pronësi shtetërore, duhet t'i mbrojë dhe përfaqësojë nevojat dhe interesat e banorëve të Republikës së Maqedonisë. Në këtë rast, kërkesa për skicim të ndërtesave banesore është në kundërshtim të plotë të nevojave të banorëve të Komunës së Karposhit.
Njëkohësisht, tek e Majta kanë arritur informata se Limani këtë kërkesë e ka parashtruar me urdhër të investuesit kontrovers, Fatmir Etemi, i cili më vonë duhet ta blejë pronën.
Publikisht i bëjmë thirrje Llokman Limanit të sqarojë se çfarë nevoja ka SHA "Ekonomia e ujit" nga ndërtesat banesore.
Gjithashtu, i bëjmë thirrje Komisionit për urbanizëm të Qytetit të Shkupit rreth kësaj kërkese të veprojë në pajtim me nevojat e banorëve të Komunës së karposhit, ndërsa qytetarët të jenë viktima edhe të një skenari si rasti me "Majçin Dom".
Partia politike E Majta
_______________________________________________________________________________________ MIA këto tekste i publikon në formë integrale dhe nuk mban përgjegjësi për përbajtjen e tyre.

QËNDRONI TË LIDHUR