• e shtunë, 23 nëntor 2024

E Majta akuzon për kuadër udhëheqës të papërshtatshëm në burgun në Prilep, nga ZNAM thonë se kuadrot e tyre janë njerëz të ndershëm dhe profesionistë

E Majta akuzon për kuadër udhëheqës të papërshtatshëm në burgun në Prilep, nga ZNAM thonë se kuadrot e tyre janë njerëz të ndershëm dhe profesionistë

Shkup, 30 korrik 2024 (MIA) - Zëdhënësi i Lëvizjes ZNAM - Për Maqedoninë tonë, Nikolla Memov, sot në reagim ndaj akuzave të "E Majta" për drejtorin e burgut në Prilep Emil Janeski, thotë se kuadrot e propozuar të ZNAM-it për bartës të funksioneve publike janë persona të ndershëm dhe profesionistë që plotësojnë të gjitha normat dhe kriteret ligjore për kryerjen e funksioneve.

“E Majta” dje akuzoi se Janeski është aboluar në vitin 2008 nga presidenti i atëhershëm Branko Cërvenkovski dhe se në vitin 2020 SPB Manastir ka paraqitur kallëzim penal për “punë të pakujdesshme në shërbim” dhe dëmtim të buxhetit të ndërmarrjes në vlerë prej 2,3 milionë denarë derisa ishte drejtor i NPK “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Prilep.

"ZNAM e cilësuan si një njeri pa njollë në të kaluarën, i cili pikërisht si shef në vitin 2007 ka shembur me dhunë një lokal dhe për këtë akt është dënuar përsëri dhe pas një viti, pavarësisht mendimit negativ të Ministrisë së Drejtësia, ai u lirua nga Branko Cërvenkovski. E Majta sërish publikisht i bën thirrje Qeverisë së DPMNE-së që të mos caktojë poste drejtuese nga kuadrot e LSDM-së, të cilat ajo i quajti kriminale, të dorëzojë dokumentet për veprimtarinë e tyre kriminale në Prokurori dhe të mundësojë një procedurë të drejtë dhe transparente për të vërtetuar nëse dhe sa janë dëmtuar buxheti i popullit. Është e qartë se kriminelët e LSDM-së kanë mbushur rradhët e ZNAM-it, që me pjesëmarrjen e tyre në Qeveri të çlirohen nga përpunimi i mëtejshëm i të kaluarës së tyre të dyshimtë", thuhet në akuzën e të Majtës të publikuar në Fejsbuk.

Memov u bën thirrje anëtarëve nga “E Majta” nëse kanë indikacione se drejtori i sapoemëruar i burgut të Prilepit nuk i plotëson kushtet për pozitën, të nisin procedurë para institucioneve kompetente në vend, dhe nëse vazhdojnë me fjalorin e papërshtatshëm, do të vijojnë procedurat për shpifje para gjykatave kompetente. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR