• e shtunë, 28 dhjetor 2024

"E ardhmja e motit, klimës dhe ujit ndër gjenerata" në fokusin e Ditës botërore meteorologjike

Shkup, 23 mars 2023 (MIA) - E ardhmja e motit, klimës dhe ujit ndër gjenerata është tema e Ditës botërore të meteorologjisë që po mbahet gjatë 150 vjetorit të Organizatës botëtore meteorologjike dhe i thekson arritjet e kaluara, aktuale, progresin dhe potencialin e ardhshëm të shërbimeve meteorologjike.

Solemniteti me rastin e Ditës së ujërave - 22 marsi dhe Ditës botërore meteorologjike - 23 Marsi këtë vit do të mbahet në stacionin meteorologjik në Berovë. Në solemnitet do të mbajë fjalim kryetari i Komunës së Berovës, Zvonko Pekevski dhe drejtori i Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, Ivica Todorovski, ndërsa do të ketë edhe ndarje të mirënjohjeve për të punësuarit, të cilët në DPHM kanë 10,20.30 dhe 40 vjet stazh.

Siç informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, në vend matjet dhe vëzhgimet e para meteorologjike janë kryer që në shekullin 19, në periudhën nga viti 1891 deri në vitin 1899, në Shkup nga ana e krerëve të Kosullatës austriake, ndërsa pas vërshimeve katastrofike të vitit 1922, Drejtoria e përgjithshme për ujëra në vitin 1923 formon rrjet të 25 stacione për matje të shiut.

Shërbimi hidrometeorologjik është formuar në vitin 1947, ndërsa në vitet që pasojnë formohen numër i madh i shërbimeve meteorologjik dhe hidrologjike të kategorive të ndryshme

Në vitin e fundit, siç theksohet, në Drejtori punohet intensivisht në modernizimin e metodave klasike të matjes dhe instalimit të matjeve automatike meteorologjike. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR