• e premte, 27 shtator 2024

Dyzet e gjashtë persona u mbytën gjatë një festivali hindu në Indi

Dyzet e gjashtë persona u mbytën gjatë një festivali hindu në Indi

Nju Delhi, 26 shtator 2024 (MIA) - Të paktën 46 persona, përfshirë 37 fëmijë, u mbytën në shtetin lindor të Indisë, Bihar, teksa bënin banjë rituale gjatë një festivali fetar hindu. Tre persona rezultojnë të zhdukur, njoftuan agjencitë botërore, duke iu referuar autoriteteve lokale.

Niveli i ujit në rezervuarët ku këta njerëz u mbytën është rritur në mënyrë të rrezikshme që nga përmbytjet që goditën rajonin, deklaroi një zyrtar lokal për përgjigje ndaj fatkeqësive.

"Këta njerëz injoruan nivelet e rrezikshme të larta të ujit në lumenj dhe liqene kur shkuan të laheshin për të festuar festën," shtoi ai.

Incidente të ngjashme janë raportuar në dy ditët e fundit në 15 rrethe të Biharit.

Gjatë festivalit hindu Xhitija Parv, nënat kryejnë një banjë rituale për mirëqenien e fëmijëve të tyre. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s  

 

QËNDRONI TË LIDHUR