Dyfishohet numri i emigrantëve që mbërrijnë me anije në Itali
- Më shumë se 100.000 emigrantë kanë mbërritur në Itali me anije këtë vit, publikoi Roma, që më shumë se dyfishi i numrit të vitit të kaluar.
Romë, 16 gusht 2023 (MIA) - Më shumë se 100.000 emigrantë kanë mbërritur në Itali me anije këtë vit, publikoi Roma, që më shumë se dyfishi i numrit të vitit të kaluar.
Që nga fillimi i vitit deri në këtë të martë, në Itali kanë mbërritur me anije 100.938 persona, krahasuar me 48.295 në të njëjtën periudhë të vitit 2022, sipas raportit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Italisë.
Ministria kumtoi se ky numër përfshin 10,290 të mitur të pashoqëruar, që është numri më i lartë për atë periudhë që nga viti 2017. Nëse kjo tendencë e ardhjeve vazhdon, numri i përgjithshëm i migrantëve për vitin mund të tejkalojë rekordin e vitit 2016 prej 181.000 personash.
Këtë vit, shumica e emigrantëve erdhën nga Guinea, Bregu i Fildishtë, Egjipti dhe Tunizia. ls/
Foto: EPA