• e premte, 22 nëntor 2024

Dy zjarre të reja, në Gradmanc dhe Negorc ku zjarri po afrohet në shtëpitë e para

Dy zjarre të reja, në Gradmanc dhe Negorc ku zjarri po afrohet në shtëpitë e para

Shkup, 6 gusht 2024 (MIA) - Përveç zjarreve të raportuara deri tani, pasdite shpërthyen dy zjarre të reja në ambient të hapur, kumtoi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizat (QMK), Stojançe Angellov.

I pari është në territorin e komunës së Petrovecit, në atarin e f. Gradmanc, ndërsa lëviz në drejtim të f. Breznica të Katllanovës. I dyti është në territorin e komunës së Gjevgjelisë, në atarin e f. Negorc ku zjarri po afrohet 50 deri 100 metra në shtëpitë e para. Për shkak të rrezikut të njerëzve dhe shtëpive atje menjëherë është dërguar një helikopter i armatës.

QMK paraprakisht kumtoi se deri në orën 13, janë evidentuar gjithsej 16 zjarre në ambient të hapur. Prej tyre, shtatë janë aktive, gjashtë janë nën kontroll, tre janë shuar.

Aktive janë zjarret në komunat Makedonski Brod - një në fshatin Tazhevë dhe Breznicë drejt "Jasenit", i dyti te fshati Sllatinë, Ohër-në territorin e Galiçicës, Çashkës - drejt fshatrave Papradishte dhe Oreshe, Petrovec - në fshatin Gradmanc. Pastaj, zjarri në territorin e komunave Demir Hisar dhe Ohër - Mali Ilinden, drejt fshatrave Vitovë, Bazernik, Malo Ilino dhe Brezhani. Aktiv është edhe zjarri në rajonin e komunave Bogdanc dhe Dojran, drejt fshatit Furka.

 Nën kontroll janë gjashtë zjarre në komunat Dellçevë, Ohër, Pllasnicë, Probishtip, Studeniçan dhe Zelenikovë.

Janë shuar tre zjarre. Një në territorin e komunës së Vallandovës - te fshati Pirava, dy në rajonin e Gostivarit - në lagjen Pitarnica dhe fshatin Gradec. sa/

Video/foto: QMK/Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR