• e premte, 19 korrik 2024

Dy zjarre aktive në territorin e Velesit

Dy zjarre aktive në territorin e Velesit

Shkup, 10 korrik 2024 (MIA) - Qendra për menaxhim me kriza informoi se në territorin e Komunës së Velesit aktiv është edhe një zjarr mes fshatrave Karasllari dhe Cërkvino mbi vendin e quajtur Venule, ku po digjet bar i thatë dhe pyll.

Intervenojnë katër zjarrfikës me një automjet zjarrfikës, ndërsa janë informuar edhe nga Ndërmarrja publike "Pyjet e Maqedonisë EP Babuna".

Siç qëndron në informatën e QMK-së, të punësuarit nga kjo ndërmarrje nuk kanë dalë në terren, pasi automjetet nuk kanë qenë në rregull dhe të regjistruara.

"Është kërkuar mbështetje ajrore nga ana e kryetarit të Komunës së Velesit, që në koordinim me Njësinë e helikopterëve në MPB, për shkak të kryerjes së detyrave operative për nevojat e MPB-së, do të të procesuohet pas orës 12:30, menjëherë pasi të lirohen helikopterët", thonë nga QMK.

Prej dje në territorin e Velesit aktiv është edhe një zjarr mes fshtrave Otishtino dhe Orizarë, të cilin e shuajnë zjarrfikës me një automjet zjarrfikës. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR