• e premte, 27 dhjetor 2024

Dy vjet nga aksidenti i autobusit në Bullgari

Dy vjet nga aksidenti i autobusit në Bullgari

Shkup, 23 nëntor 2023 (MIA) - Kaluan dy vjet nga aksidenti i autobusit, i cili ka ndodhur në autostradën "Struma", ndërsa në të cilin humbën jetën 45 persona, në mesin e të cilëve edhe gra dhe fëmijë. Shpëtuan vetëm shtatë persona. 

Autobusi, i cili ishte një nga autobusët e shumtë me të cilët menaxhonte "Besa trans", agjenci turistike me seli në Shkup, në orën 3 të mëngjesit së pari kishte goditur bankinën, ndërsa pastaj ishte djegur. 

Në mesin e të vdekurve ishin 12 fëmijë. Hetimi ka përfunduar, ndërsa sipas organeve hetuese në Bullgari shkak kryesor është gabimi njerëzor. 

Në bazë të ekspertizës, shoferi në momentin e goditjes kishte vozitur me 108 kilometra në orë, në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte 90 kilometra në orë. Siç bëhet e ditur në analizat e inspektorëve, flakët e zjarrit autobusin e kanë kapluar për disa minuta. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR