• e mërkurë, 17 korrik 2024

Dy viktima në aksidentin në dalje nga Manastiri drejt Prilepit

Dy viktima në aksidentin në dalje  nga Manastiri drejt Prilepit

Manastir, 21 shkurt 2023 (MIA) - Dy persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në dalje nga Manastiri, në rrugën kryesore drejt Prilepit.

MIA mëson se në aksidentin e regjistruar në orën 16:15 janë përfshirë dy vetura me targa të Manastirit dhe Prilepit, ku dy persona kanë humbur jetën.

Komunikacioni në aksin rrugor Manastir - Prilep në afërsi të pompës së benzinës "Pelagonia" është ndërprerë deri në përfundimin e hetimeve për shkaqet e aksidentit të rëndë dhe automjetet rikahëzohen në rrugët përreth.

Foto: MIA Arkiv

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR