• e shtunë, 05 tetor 2024

Dy të vdekur dhe një i lënduar gjatë të shtënave në Çarshi të Shkupit

Dy të vdekur dhe një i lënduar gjatë të shtënave në Çarshi të Shkupit

Shkup, 6 mars 2023 (MIA) – Në SPB Shkup sonte në orën 20.11 është lajmëruar se në një objekt hotelerik në Shkup disa persona kanë shtënë në drejtim të J.K. dhe E.I., të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje dhe ndaj A.T., i cili është dërguar në spital ku i është ofruar ndihmë mjekësore.

Nga MPB informojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Siç kanë publikuar mediat, të shtënat kanë ndodhur në rrugën “Samoillova” në afërsi të lokalit “Shisha bar” në Çarshi të Shkupit.

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR