• e enjte, 03 tetor 2024

Dy shpërthime në afërsi të ambasadës izraelite në Danimarkë, tre të plagosur

Dy shpërthime në afërsi të ambasadës izraelite në Danimarkë, tre të plagosur

Kopenhagë, 2 tetor 2024 (MIA) - Policia daneze ka njoftuar se dy shpërthime, me siguri të shkaktuara nga bomba dore, kanë ndodhur këtë mëngjes në afërsi të ambasadës izraelite në Kopenhagë.

Pas shpërthimeve janë arrestuar tre persona.

"Nuk ka të plagosur, nuk ka as dëmtime të ndërtesës", njoftuan nga ambasada.

Shkolla hebraike, e cila ndodhet në afërsi, është mbyllur dhe sot nuk do të ketë mësim.

"Është e qartë se ambasada izraelite është në afërsi dhe kjo kuptohet, këndi nga i cili shikojmë", deklaroi për motivet e sulmit zëvendës-ndihmës komisari Jakob Hansen nga policia e Kopenagës.

Ka pasur të shtëna edhe në ambasadën izraelite në Stokholm, konfirmuan forcat policore në kryeqytetin seuedez për agjencinë e lajmeve TT.

Policia suedeze ka njoftuar se i ka rritur masat e sigurisë rreth lokacioneve hebraike dhe izraelite në vend pas incidenteve paraprake në ambasadë.

Në maj është qëlluar në afërsi të ambasadës, ndërsa në janar është hedhur një bombë ndaj ndërtesës, por nuk është aktivizuar. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR