• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dy punëtori dhe takim vjetor i RrEM-së në mbylljen e Ditëve të edukimit mediatik 2024

Dy punëtori dhe takim vjetor i RrEM-së në mbylljen e Ditëve të edukimit mediatik 2024

Shkup, 4 nëntor 2024 (MIA) - Dy punëtori, video- kronikë me temën "Gazetarët dhe inteligjenca artificiale" dhe takim vjetor i Rrjetit të edukimit mediatik (RrEM), janë aktivitetet me të cilat do të mbyllen sot Ditët e edukimit mediatik 2024 të cilat këtë vit u mbajtën nën moton “Vetëdija juaj është filtri më i rëndësishëm”.

Në "hotel Arka" me fillim në orën 10 do të mbahet punëtoria me temën "Njohja dhe përgjigja ndaj gjuhës së urrejtjes" organizuar nga Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM) dhe OSBE. 

Pastaj, nga ora 12, Radio MOF do të organizojë video- kronikë me temë "Gazetarët dhe intelegjenca artificiale e cila do të mbahet onlajn. 

Në ndërkohë, nga ora 12:30 deri në orën 14:30, në Qendrën rinore në Probishtip do të mbahet punëtoria me temë “Ballë për ballë: Krijojmë histori” organizuar nga Ballë për ballë dhe GRIG. 

Dita dhe i gjithë programi do të mbarojë me mbledhjen vjetore të Rrjetit për edukim mediatik e cila mbahet nga ora 14 deri në orën 15 në Agjencinë për Shërbime Mediatike, Audio dhe Audiovizuele. 

Me punëtori të shumta, panel diskutime, konferenca dhe aktivitete të ndryshme në internet, Rrjeti për edukim mediatik së fundmi ka kontribuar në kremtimin e Javës globale të edukimit në media dhe informacion të organizuar nga Aleanca për edukim mediatik dhe informativ të UNESKO-s. Tema e DEM-së lidhur me Javën globale është "Edukimi mediak dhe informativ për informim të interesit publik".

MIA i është bashkuar shënimit me hulumtime për çështjen se si inteligjenca artificiale ndikon në edukimin mediatik dhe cilat janë sfidat kryesore. Për këtë qëllim, ne kemi biseduar me disa ekspertë të temës të cilët me ne kanë ndarë njohuritë dhe rekomandimet e tyre. Temën mund ta lexoni këtu. qa/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR