• e martë, 24 dhjetor 2024

Dy punëtorë nga Shkupi janë lënduar gjatë kryerjes së punëve ndërtimore

Dy punëtorë nga Shkupi janë lënduar gjatë kryerjes së punëve ndërtimore

Shkup, 15 dhjetor 2024 (MIA) - Në SPB Shkup dje pasdite nga Kompleksi klinik “Nënë Tereza” në Shkup është raportuar se janë sjellë personat Sh.S (57) me lëndime të rënda trupore dhe R.R.(31) me lëndime trupore të dy nga fshati Bojanë i Shkupit.

Siç informon MPB-ja, personat, sipas raportit, lëndimet i kanë marrë gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në fshatin Likovë për një kompani nga Shkupi.

Mbikëqyrje në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipi i SPB Kumanovë dhe inspektor i punës dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR