• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dy persona u vranë në një sulm me dron rus në një ndërtesë banesore në Odesa

Dy persona u vranë në një sulm me dron rus në një ndërtesë banesore në Odesa

Odesa, 2 mars 2024 (MIA) - Dy persona u vranë, tetë u plagosën, ndërsa disa të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një sulmi me dron rus në një bllok banesash në Odesa, thanë sot zyrtarët ukrainas, raporton Beta.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi në kanalin Telegram se "Rusia vazhdon të luftojë kundër civilëve. Një nga dronët e armikut goditi një ndërtesë banimi në Odesa. Janë shkatërruar 18 banesa".

Presidenti Zelenski u bëri thirrje partnerëve që t'i dërgojnë Ukrainës më shumë armë dhe mjete teknike për mbrojtjen e saj kundërajrore.

"Është e nevojshme të forcohet mburoja ajrore e Ukrainës për t'i dhënë popullit tonë mbrojtje nga terrori. Më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, më shumë raketa të mbrojtjes ajrore, kjo është ajo që shpëton jetë", ka shkruar Zelenski dhe ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave, mes të cilëve, siç ka deklaruar, është edhe një fëmijë.

Ai shtoi se me drone mbrëmë janë sulmuar edhe Harkovi dhe rajoni Suma. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR