• e enjte, 26 dhjetor 2024

Dy persona të punësuar në Kopshtin Zoologjik me simptoma, negativë në gripin e shpendëve

Dy persona të punësuar në Kopshtin Zoologjik me simptoma, negativë në gripin e shpendëve

Shkup, 21 tetor 2024 (MIA) – Dy persona, të punësuar në Kopshtin Zoologjik të Shkupit, të cilët kishin simptoma, janë negativë në gripin e shpendëve, informuan sot pasdite nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). 

Nga Instituti sqarojnë se janë bërë anketa epidemiologjike të 16 personave, sipas listës së Kopshtit Zoologjik. 

“Në datën 21 tetor, sipas protokolleve, në Departamentin e Virologjisë të laboratorit referencë ISHP , i akredituar ndërkombëtarisht për diagnostikimin e gripit me origjinë njerëzore dhe shtazore, është kryer testi i gripit të shpendëve, te një person i cili ka deklaruar në anketën epidemiologjike se një ditë kishte simptoma të rritjes së temperaturës së trupit. Në të njëjtën kohë, në të njëjtën mënyrë është testuar edhe një person i dytë i punësuar në kopshtin zoologjik, i cili nuk është në listën e dorëzuar prej 16 personash të punësuar në kopshtin zoologjik, por më 21 tetor është paraqitur në ISHP me simptoma aktuale” bëhet e ditur në kumtesë. 

Drejtori i Klinikës së Sëmundjeve Infektive dhe Gjendjeve Febrile në Shkup, Fadil Cana në një deklaratë të shkurt për MIA-n, theksoi se nuk ka hapësirë për panik te qytetarët, kur është në pyetje gripi i shpendëve. Ai theksoi se siç është gjendja momentale, nuk ka hapësirë për panik as te gripi sezonal, e lëre më te gripi i shpendëve. 

Pas ngordhjes së një pate në liqenin e Kopshtit Zoologjik të Shkupit është konfirmuar rast i pranisë të një lloji virozopatogjen të virusit të influencës së shpendëve H5N1. ISHP doli me rekomandime për qytetarët për mbrojtje. fc/

Fotografia: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR