Dy persona kanë sulmuar fizikisht një grua nga Gjermania me vendbanim të përkohshëm në Bogomillë, i kanë marrë makinën, çantën me para dhe dokumentet personale
- Policia ka kryer ekspertizë dhe po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.
- Post By Fami Bajrami
- 15:21, 16 korrik, 2024
Veles, 16 korrik 2024 (MIA) - Mbrëmë rreth orës 22:15 në SPB Veles, 49 vjeçarja V.V nga Gjermania, me vendbanim të përkohshëm në Veles ka paraqitur se në rrugën rajonale Veles - Nezhilovë, para shtëpisë së saj në afërsi të fshatit Bogomila, komuna e Çashkës, dy persona fizikisht e kanë sulmuar dhe i kanë marrë makinën "opel astra" me targa gjermane dhe çantën me para dhe dokumentet dhe sendet personale, ka informuar sot zëdhënësja e SPB Veles, Biljana Gjakovska.
Policia ka kryer ekspertizë dhe po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit. rq/
Foto: arkivi i MIA-s