• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dy persona janë arrestuar për vrasjen te "Mavrovasja", po kërkohet i dyshuari i tretë

Dy persona janë arrestuar për vrasjen te

Shkup, 20 gusht 2024 (MIA) - Dy persona janë arrestuar lidhur me vrasjen e cila sot në mëngjes ka ndodhur në hapësirën e parkingut para qendrës tregtare "Mavrovasja", ku me armë zjarri është qëlluar një person i cili ka ndëruar jetë në vendin e ngjarjes. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se e dinë identitetin edhe të personit të tretë i cili është arratisur. 

Siç informojnë nga MPB, nga ana e policisë menjëherë janë ndërmarrë masa operative - taktike, mbyllja e një pjesë të qytetit, kontroll në shumë shtëpi dhe kontroll i shumë veturave, në të cilat janë përfshirë forca speciale të policisë, helikopterë dhe dronë. 

Në rajonin e komunës Çair, sqarojnë, është vërejtur një veturë e udhëtarëve e cila kishte bërë përpjekje që të ikte, me çka personat nga automjeti kanë rezistuar me përdorim të armës së zjarrit. 

"Nëpunësit e policisë janë kundërpërgjigjur, pas çka një person është privuar nga liria. Gjatë masave të mëtejshme është privuar nga liria edhe një person, ndërsa policia e di edhe identitetin e të dyshuarit të tretë i cili është në arrati dhe për të cilin po merren masa për gjetjen e tij", thuhet në kumtesën e MPB-së. 

Një person ka mbetur i vrarë mëngjesin e sotëm në Qendrën tregtare “Mavrovasja”, nga deri tani shkaqe të panjohura.

Në periudhën që vijon, siç shtojnë nga MPB, në disa pjesë të qytetit të Shkupit do të ketë prani të shtuar të policisë me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit.

Ky është incidenti i dytë në 24 orët e fundit, pasi dje gjatë të shtënave me armë zjarri në lagjen Hasanbeg të Shkupit një person ka mbetur i plagosur.

"Më 19.08.2024 rreth orës 20.50 në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin 'Aleksandar Makedonski' nga një veturë në lëvizje është gjuajtur ndaj veturës 'pasat' me targa austriake, me çka plagë nga armë zjarri ka marrë një person i cili është dërguar në Qendrën klinike", informojnë nga MPB. Prej atje thonë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR