• e premte, 03 janar 2025

Dy persona e kanë humbur jetën në një sulm në qendër të Kievit

Dy persona e kanë humbur jetën në një sulm në qendër të Kievit

Kiev, 1 janar 2025 (MIA) - Dy persona e kanë humbur jetën, ndërsa gjashtë janë lënduar në Kiev në një sulm të armatës ruse, e cila në mëngjes lansoi një valë prej 111 dronëve ndaj Ukrainës.

Ky është sulmi i parë rus në ditën e parë të vitit 2025, ndërsa mbrëmë presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski në fjalimin e tij të fundvitit tha se Viti i Ri do të jetë “vit i negociatave për t'i dhënë fund luftës”.

Presidenti rus Vlladimir Putin në fund të dhjetorit u kërcënua se do të sulmojë qendrën e Kievit si përgjigje të përdorimit të armëve amerikane dhe britanike me rreze veprimi të gjata kundër vendit të tij. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR