• e premte, 27 dhjetor 2024

Dy oficerë të lartë rusë vdiqën në frontin në Ukrainë

Dy oficerë të lartë rusë vdiqën në frontin në Ukrainë

Moskë, 14 maj 2023 (MIA) - Moska zyrtare sot ka kumtuar se dy oficerë ushtarakë rusë kanë humbur jetën në frontin e Ukrainës.

"Kolonelët Vjaçeslav Makarov dhe Evgenij Brovko vdiqën 'heroikisht' në Ukrainë", deklaroi në brifingun zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov.

Luftimet janë intensifikuar ditët e fundit, ndërsa Moska pretendon se ka zmbrapsur një sulm ukrainas në vijën e frontit të gjatë 95 kilometra në lindje të Ukrainës.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se gjatë ditëve të fundit, “armiku bëri një përpjekje masive për të thyer mbrojtjen e ushtarëve rusë, në veri dhe në jug të Bahmutit”, transmeton Beta.

"Të gjitha sulmet janë zmbrapsur", thuhet në njoftimin e Ministrisë ruse. 

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR