• e premte, 27 dhjetor 2024

Dy kompani nga Maqedonia e Veriut në rang listën “EJL TOP 100” në Evropën Juglindore

Dy kompani nga Maqedonia e Veriut në rang listën “EJL TOP 100” në Evropën Juglindore

Shkup, 24 tetor 2023 (MIA) - Dy kompanitë nga Maqedonia e Veriut janë gjetur në renditjen e "EJL TOP 100" të kompanive më të mëdha në Evropën Juglindore në vitin 2022 të publikuar sot nga "SiNjuz" (SeeNews).

Kompania kimike "Xhonson Meti" renditet e 30-ta me të ardhura totale prej 2.5 miliardë euro, rritje prej 19 për qind krahasuar me një vit më parë. Në listë figuron edhe rafineria "Okta" e cila ndodhet në vendin e 99-të.

"EJL TOP 100" rendit kompanitë më të mëdha në Evropën Juglindore sipas të ardhurave totale për vitin fiskal që përfundon më 31 dhjetor 2022. Publikimi përfshin gjithashtu renditjen e bankave më të mëdha dhe kompanive më të mëdha të sigurimeve në rajon.

Krahas turbulencave gjeopolitike, inflacionit të lartë dhe kërkesës së reduktuar, kompanitë më të mëdha në Evropën Juglindore patën rritje dyshifrore të të ardhurave dhe fitimeve në vitin 2022, tregon renditja "EJL TOP 100"

Në Evropën Juglindore 100 kompanitë më të mëdha e mbyllën vitin 2022 me të ardhura të përgjithshme prej 223.9 miliardë euro, një rritje rekord prej 46 për qind krahasuar me të ardhurat e kompanive të ranguara një vit më parë. Rritja e fitimit është edhe më e dukshme, 63 për qind në gjithsej 10.3 miliardë euro. Kufiri i renditjes gjithashtu u rrit ndjeshëm në vitin 2022, në 975.6 milionë euro nga 699 milionë euro një vit më parë dhe është dyfish më i lartë se në vitin 2012, raporton "SiNjuz". ms/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR