• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dy helikopterë nga Serbia dhe 54 zjarrfikës janë angazhuar në shuarjen e zjarreve afër Prohor Pçinskit dhe Sveti Nikollës

Dy helikopterë nga Serbia dhe 54 zjarrfikës janë angazhuar në shuarjen e zjarreve afër Prohor Pçinskit dhe Sveti Nikollës

Beograd, 31 korrik 2024 (MIA) - Pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Departamentit për situata emergjente dhe Njësitit të helikopterëve sot kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarreve në afërsi të Rashkës dhe Prohor Pçinskit, si dhe në pjesën lindore të Maqedonisë së Veriut afër Sveti Nikollës, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

"Helikopteri "Super puma" i Njësisë së helikopterëve të MPB-së së Serbisë në bashkëpunim me pjesëtarët e Sektorit për situata emergjente për shuarjen e zjarrit në malin Kozjak, afër manastirit Prohor Pçinski ka përfunduar angazhimin e tij në lokalitetin e përmendur. Janë kryer gjithsej nëntë intervenime dhe janë hedhur 27 tonë ujë në sipërfaqen e djegur", kumton MPB-ja e Serbisë.

Me këtë rast theksohet se në shuarjen e zjarreve në një terren të vështirë në Kozjak janë angazhuar 54 zjarrfikës dhe shpëtimtarë me 17 automjete nga njësitë kundër zjarreve dhe shpëtimit të Vranjës, Beogradit, Nishit, Leskocit, Krushevcit, Smederevës, Pançevës, Jagodinës, Kragujevcit dhe Pirotit si dhe dy anëtarë të Njësisë kundër zjarreve dhe asaj për shpëtim. Në ndihmën ndaj zjarrfikësve – shpëtimtarëve janë angazhuar katër pjesëtarë të njësiteve vullnetare kundër zjarreve me një automjet.

 



 

QËNDRONI TË LIDHUR